FINNTRAIL ENDURO Graphite 1539 Waders
Enduro waders përfaqësojnë kulmin e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë, të krijuara për ata që kërkojnë mbrojtje dhe rehati maksimale gjatë ngarjes me ATV dhe UTV si dhe gjatë peshkimit. Të projektuara për kushte ekstreme, këto wader-a ofrojnë një kombinim superior të funksionalitetit dhe rezistencës së lartë.
Mbrojtje e Pakrahasueshme nga Kushtet Atmosferike
Të ndërtuara me membranë HARD-TEX® me pesë shtresa, Enduro Waders ofrojnë mbrojtje të plotë ndaj ujit dhe erës. Veshja Teflon® rezistente ndaj papastërtive dhe ujit parandalon përthithjen e lagështisë dhe baltës, duke e mbajtur materialin të pastër, pa njolla dhe shenja.
Rehati dhe Përshtatje Optimale
Me një prerje ergonomike, këto wader-a sigurojnë lëvizje të lirë dhe rehati të lartë. Brezi elastik i rregullueshëm dhe rripat mbajtës (suspenders) lejojnë përshtatje sipas trupit, ndërsa elastiku në fund të pantallonave dhe kapësi (hook) sigurojnë fiksim të fortë te çizmet, duke parandaluar hyrjen e papastërtive dhe baltës.
Dizajn Funksional dhe i Sigurt
Enduro waders janë të pajisura me një xhep të gjerë në kraharor dhe një xhep të brendshëm me zinxhir YKK për të mbajtur sendet tuaja të vlefshme të thata dhe të sigurta. Elementet reflektuese rrisin dukshmërinë në kushte ndriçimi të ulët, ndërsa unazat D (D-Rings) lejojnë fiksimin e wader-ave për tharje të lehtë. Çdo set përfshin një mbajtëse telefoni të papërshkueshme nga uji dhe një çantë praktike transporti për përdorim maksimal në çdo aventurë.